Zgjedhjet lokale

Prioritetet e Jabllanoviqit për Leposaviqin

Kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq nga partia PKS, tha se programi i tij do të bazohet në tre prioritete. Nëse bëhet kryetar komune ai tha se njëri prej prioriteteve do të jetë vazhdimi i ndërtimit të projekteve infrastrukturore si ndërtimi rrugëve dhe ujësjellësit. Si prioritet tjetër i kandidatit nga PKS. Dragan Jabllanoviq tha se është zhvillimi i bujqësisë.

“Lepasoviqi është komunë rurale me territor të madh dhe mund të ketë më së shumti dobi nga burimet në territorin e vet”, premtoi ai në emisionin debatues “Debat përnime” duke thënë se prioritet do të jetë kryesisht blegtoria, transmeton rtv21.

Ndërsa, si prioritet të tretë Jabllanoviq e radhiti punësimin. Ai tha se përmes këtyre prioriteteve në komunën e Lepasoviqit do të vendoset një situatë ku njerëzit do të jetojnë më mirë dhe siç thotë ai do të kenë standard më të lartë të jetesës. Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diele pra më 22 tetor.