Zgjedhjet lokale

Sinani: Zgjidhja e problemit në Drenas është AKR-ja

Kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Petrit Sinani në fushatën përmbyllëse të AKR-së në Drenas u zotua se zhvillimi ekonomik dhe të rinjtë do jenë prioriteti i tij.

Sinani tha se ai dhe ekipi i tij do të mundohen të marrin përgjigje për të gjitha përgjegjësitë që ata do i marrin pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh i bindur se do kenë një të ardhme të ndritur fal mbështetjes së jashtëzakonshme që ka nga të rinjtë e Drenasit.

Sinani foli edhe për mos prezencën e kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli në këtë tubim duke thënë se Pacolli punët e shtetit i ka vënë para interesave partiake me qëllim të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Kandidati i AKR-së tha se programi i tij është zgjidhja e vetme e problemeve të shumta që ka kjo omunë.

Ndërsa, zhvillimin dhe punësimi e Drenasit i ka vendosur si dy prioritete kryesor për mandatin e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Veseli Makolli tha se AKR për Drenasin ka një program për zhvillimin ekonomik i cili mundëson që të rinjtë të kenë një jetë të dinjitetshme në vend.

Ai tha se vetëm AKR në krye me Behgjet Pacollin hap perspektivë të re për të rinjtë përmes thithjes së investimeve.