Zgjedhjet lokale

Vllahiu i premton zgjidhje Shoqatës së Radiotaksive

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka mbajtur një takim me Shoqatën e Radio Taksive të Prishtinës.

“Prishtinës i duhet rregull dhe rend. Një zgjidhje e kaosit në trafik, vend parkingje për qytetin, zgjidhje për trafikun urban dhe rikonceptim të tij. Me Shoqatën e Radio Taksive për t’i zgjidhur bashkërisht problemet e tyre duke respektuar kornizën ligjore. Krijim të vendparingjeve për taksistët, zgjidhje për shenjat dalluese të tyre, krijimin e mundësive për një punë më të lehtë dhe më të sigurt. Trajtim institucional për operatorët jo ligjor. Me Ligjin për Prishtinën drejt krijimit të një Policie Komunale që do të vendos rregull në qytet. Zgjidhje të për çdo ditëshme për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.