Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe.
Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror, transmeton kp.
Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë.
“Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq.
-
17 tetor 2017 09:27
-
Shpërndaje në: