Zgjedhjet lokale

Shala: Qyteti i kampionëve, Peja, meriton më shumë mbështetje

Descriptive Text

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka takuar disa përfaqësues të sportit pejan në mesin e tyre edhe Driton Kukën dhe Nazmi Iberdemajn, ku kanë diskutuar në lidhje me problemet e sportit pejan.

Shala ju ka premtuar sportistëve më shumë kujdes institucional sepse, siç tha ajo, “të gjitha mundësitë ekzistojnë vetëm kërkohet vullnet dhe përkushtim nga organet komunale”.

“Nuk ka asgjë më të mirë dhe më emocionuese sesa të shohësh një popull të tërë që hap sytë drejt një kampione, që mban gjallë shpresën e dy milionë njerëzve! Kampionia olimpike është një pejane, kujtimet e secilës do të ruhen gjithnjë në krenarinë e Pejës. E di mirë se sporti është drithërim i punës së madhe dhe përkushtimit të madh të lojtareve, dhe ky mund e përkushtim i madh natyrisht se meriton më mirë”, ka thënë Shala.

Ajo theksoi se “qeverisja ime me Pejën do t’i ndajë sportistëve një buxhet prej 3%, do të sigurojë ndërtimin e sallës së xhudos, koncesionimin e stadiumit të qytetit përmes PPP-së, renovimin e stadiumeve tjera, ndërtimin e qendrave rekreative sportive në çdo bashkësi lokale, si dhe mbështetjen e ndërtimit të qendrës së skijimit në Bogë”.

Ndërsa Xhavit Haliti ju premtoi sportistëve se do të qëndrojë prapa çdo premtimi që Shala e tha për komunitetin sportiv.