Zgjedhjet lokale

Dy aktivist të Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së

Descriptive Text

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë, përmes një kumtese për medie ka thënë se sot iu bashkuan edhe dy aktivist nga Lëvizja Vetëvendosje në Pejë. Ata janë Etnik Lajçi dhe Arben Kurtaj.

“Mirë se ardhje ju dëshiroj kryetari i Degës Xhavit Haliti dhe koordinatori i Degës së PDK'së Arton Muhaxheri”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet “Etnik Lajçi i cili me profesion është mjekë i stomatologjisë u shprehë se ndjehet mirë në familjen e madhe të PDK'së duke thënë se mungesa e hapësirës dhe trajtimi i Vetëvendosjes sikur të ishte pronë e dy tre personave na ka shtyrë që të largohemi nga ky subjekti politik”.

Image