Zgjedhjet lokale

Deputetja shqiptare në Kroaci fton prizrenasit ta votojnë Totajn

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prljaskaj ka dal në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lekaj e cila është me prejardhje nga Prizreni, në një video mbështetje ka thënë se Shaqir Totaj është njeriu më i duhur për ta udhëhequr Prizrenin pasi ai këtë e ka dëshmuar gjatë karrierës së tij.

“Së shpejti po arrijnë zgjedhjet lokale në komunën e Prizrenit dhe shfrytëzoj rastin të ju ftoj që të merrni pjesë në votime dhe të zgjidhni personin i cili do ta udhëheqë qytetin e Prizrenit. Ju ftoj që ta votoni z. Shaqir Totaj i cili është një ndër personat më të njohur, i cili me punën e tij të deritashme ka treguar që qyteti i Prizrenit mund të jetë një metropol i kulturës dhe këtë e ka treguar gjatë prezantimit të tij në Kroaci pra kjo është arsyeja pse ju ftoj të merrni pjesë në këto votime dhe me zërin tuaj t’i ndihmoni kryetarit të ri të komunës së Prizrenit që ta menaxhojë sa më mirë”, ka thënë Lekaj, derisa videoja është postuar edhe në faqen zyrtare të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit.