Zgjedhjet lokale

Vehapi vizitoi punimet në asfaltimin e dy rrugëve

Descriptive Text

Në Komunën e Rahovecit, po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore dhe që po financohen nga buxheti Komunal.

Punimet në realizimin në vazhdimin e asfaltimit të rrugës Rahovec-Pataqan i Poshtëm dhe përfundimit të asfaltimit të rruge kryesore përbrenda fshatit Xërxe, nga afër i ka parë sot kryetari Komunës së Rahovecit, njëherësh kandidati i PDK-së edhe për një mandate, Idriz Vehapi.

Ai ka thënë se asfaltimi i rrugës Rahovec-Pataqan i Poshtëm, do të ju lehtësojë lëvizjen gjithë bujqve të cilët arat e tyre i kanë në këtë pjesë, kurse asfaltimi i rrugës në mes të fshatit Xërxe është bërë pasi që kjo rrugë vërtet ka qenë e dëmtuar dhe për këtë arsye është shtruar një shtresë me asfalt në gjithë trupin e rrugës.

Për të dy projektet, Kryetari Vehapi ka marrë falënderime nga banorët e fshatit Xërxe dhe fermerët të cilët ishin të pranishëm gjatë vizitës, duke thënë se na është lehtësuar lëvizja dhe që i është rritur vlera e tokës në këtë pjesë.

Vlen të theksohet se rruga Rahovec-Pataqan i Poshtëm, në rreth 700 metrat e parë, nga Rahoveci është vendosur edhe infrastruktura nën rrugore, pasi që kjo rrugë do të ketë ujësjellësin, kanalizim fekal, kanalizim atmosferik, trotuar në të dy anët e rrugës dhe ndriçim publik.