Zgjedhjet lokale

33 zotimet Vetëvendosjes për Vushtrrinë

Më në krye kandidatin për kryetar, Besim Muzaqi, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka listuar prioritetet për këtë komunë dhe ka prezantuar 33 zotimet që do t’I realizojë brenda mandatit katërvjeçar, të cilat do ta mundësojnë kthimin e shpresës ndër qytetarë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Muzaqi, paraqiti këto zotimet për këtë komunë. Ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe fshatrat – shtrirja dhe përmirësimi i rrjetit; arsim parashkollor publik falas, lidhja e shkollimit të mesëm profesional me prodhuesit dhe ndërmarrjet artizanale; rritja e buxhetit për bujqësi, përkrahja e fermerëve; vendosja e

Ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe fshatrat – shtrirja dhe përmirësimi i rrjetit.

Shërbime efikase dhe të shpejta në komunë – kadastri, urbanizmi, gjendja civile.

Transparencë e plotë dhe punësimi sipas modelit të BE-së mbi bazë anonimiteti – me fokus në procesin e hapur e të drejtë për punësimit e mësimdhënësve dhe mjekëve.

Hapja e çerdheve të reja – brenda mandatit së paku 1 çerdhe në qytet dhe 2 çerdhe në fshatra.

Funksionalizimi i këshillave të shkollave dhe emërtimi i tyre brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes në bashkëpunim me qytetarët.

Arsimi parashkollor publik falas në fshatra dhe në qytet.

Laboratorë, kënde leximi në secilën shkollë dhe ndërtimi i sallave, terreneve sportive aty ku mungojnë.

Lidhja e shkollimit të mesëm profesional me prodhuesit dhe ndërmarrjet artizanale në komunë.

Shujta falas për nxënësit e klasave të ulëta dhe transporti falas për filloristët në distancë mbi 3.5 km.

Rregullimi i procesit të ndarjes së bursave për studentët dhe trefishimi i numrit të tyre deri në fund të mandatit.

Vizita të rregullta shëndetësore e stomatologjike për nxënësit në secilën shkollë.

Funksionalizimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare me orar të plotë në fshatra, shërbime të plota dhe profesionale.

Formimi i drejtorisë së veçantë për bujqësi.

Rritja e buxhetit për bujqësi, përkrahja e fermerëve dhe prodhuesve drejt avancimit në një bujqësi moderne, intensive dhe inovative.

Subvencione të veçanta për gratë fermere dhe ndërmarrëse.

Planifikimi i mbështetjes së ujitjes për tokat bujqësore përmes bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike "Ibër-Lepenci”.

Mbulimi i shpenzimeve të varrimit.

Kanalizim funksional dhe mini-impiante për trajtim të ujërave të zeza.

Menaxhim efikas i mbeturinave duke riorganizuar bashkëpunimin me Kompaninë Regjionale “Uniteti”.

Vendosja e linjës së transportit publik urban – falas për pensionistë, nxënësit dhe kategori sociale dhe planifikimi i ndërtimit të stacionit të autobusëve

Rregullimi i trotuareve, shtigjeve për biçiklistë, parkingjeve në qytet dhe ndriçimit publik në fshatra.

Sheshe të pastra e të rregulluara me infrastrukturë dhe tualete publike.

Rregullimi urbanistik i lagjeve me park dhe kënd të lojërave për fëmijë.

Banimi social përmes bonuseve ndërtimore dhe planifikimi i ndërtesave të banimit social.

Planifikimi i “qytetit policentrik” dhe plani ideor për konservimin dhe rimodelimin e qendrës së vjetër.

WiFi publik falas në sheshet kryesore dhe hapësirat publike të qytetit.

Rikthimi dhe revitalizimi i fushës sportive “Fusha e gomës” dhe ndërtimi i një fushe sportive në qytet dhe një të tillë në zonë të dendur banimi në fshat.

Subvencionimi i ndershëm i klubeve sportive dhe klubeve të tifozëve.

Rivlerësimi i projektit për Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Krijimi i Kalendarit Kulturor të Komunës.

Tregu i gjelbër në qendër dhe tregu mobil në lagje për prodhimet e fermerëve të komunës.

Qasje dhe infrastrukturë e veçantë në ndërtesat e institucioneve publike për personat me nevoja të veçanta.

Programi i përkrahjes për talentet e reja në sporte, në shkencë dhe art.