Zgjedhjet lokale

Ahmeti: Rritëm buxhetin për Hortikulturën sepse do i rrisim hapësirat e gjelbra

Descriptive Text

Kryetari i komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë post, Shpend Ahmeti, takoi sot punëtorët, sindikatën dhe drejtorin e Ndërmarrjes “Hortikultura”.

“Kjo ndërmarrje ka një nga punët më të rëndësishme në kryeqytet – mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Përveç kësaj, kurdo që Komuna ka telashe, Hortikultura na del në ndihmë, që nga pastrimi i borës, deri tek rrënimet e tek tregu i prodhimeve vendore. Për vitin 2018, e kemi rritur buxhetin për Hortikulturën, ashtu siç ka kërkuar sindikata. Kjo mundëson edhe rritjen e pagave për punëtoret e ndërmarrjes”, u shpreh Ahmeti.

“Hortikultura është furnizuar me mjete shumë moderne për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Neve na është mundësuar një model i ri i funksionimit, i kontraktimit të Hortikulurës nga lagjet e ndryshme për mirëmbajtjen e gjelbërimit edhe në hapësirat që iu takojnë banorëve në bashkëpronësi. Përveç kësaj, si Komunë, do t’i detyrojmë kompanitë që bëjnë ndërhyrje infrastrukturore, qoftë për telefoni, rrymë, e të tjera, që ta kontraktojnë Hortikulturën për kthimin e terrenit në gjendjen e mëparshme”, tha ai.

“Për 4 vitet e ardhshme kemi plane konkrete për zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e parqeve të reja. Prandaj do ta themelojmë edhe Drejtorinë e Parqeve. Do ta ndajmë një tokë për Hortikulturën, që t’i mbjellim e rrisim vetë fidanet, ashtu që të mos fidan pas 7 viteve. Në këto 4 vitet e fundit, Hortikultura ka mbjellë në Prishtinë plot 12 mijë fidanë”, tha Ahmeti.

“Drejtori i Hortikulturës Isak Rakovica falënderoi Ahmetin për ndihmën e madhe që po i jep kësaj ndërmarrjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimeve”, thekson VV në komunikatë.