Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar sot Kryqin e Kuq në Prishtinë.
Ai tha se aty zhvilloi biseda për të gjetur zgjidhje institucionale për çështjet që i shqetësojnë qytetarët tanë.
“Në Kryqin e Kuq të Kosovës në bisedë me drejtuesit e kësaj organizate humanitare. Në përpjekje për të gjetur zgjidhje institucionale për çështjet që i shqetësojnë qytetarët tanë. Zgjidhje për kategorinë sociale, duke i integruar, gjetur zgjidhjet për banim, për trajtim të barabartë në punësim. Për zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me dukuritë negative dhe rininë. Luftimi i përbashkët i dukurive negative tek të rinjtë është prioritet. Me ligjin për Prishtinën, do të krijojmë edhe policinë komunale që do të garantojë sigurinë për secilin qytetar. Të rinjtë të jenë pjesë aktive në shoqëri. #PërPrishtinën e përbashkët. #50”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.
-
10 tetor 2017 15:43
-
Shpërndaje në: