Zgjedhjet lokale

Kusari-Lila premton krijimin e kushteve për sportistë në Gjakovë

Descriptive Text

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar sot klubin basketbollistik “Vëllaznimi”, me ç’rast është takuar me kryesin e klubit dhe me basketbollist të rinj.

Kryetarja Kusari Lila, ka potencuar angazhimin e Komunës së Gjakovës gjatë katër viteve për subvencionimin e klubeve sportive me mundësit buxhetore, por njëherësh edhe krijimin e kushteve për avancimin e sportistëve të rinj.

“Ndjehem shumë e lumtur me bashkëpunimin që kemi pas me klubin për këto katër vite, por gjithashtu jam këtu për t’ju konfirmuar intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe për një mandat tjetër, me theks të veçantë, në krijimin e hapësirave për stërvitje dhe avansimin e talenteve të rinj. Ndjehemi shumë më të motivuar për punë, kur shohim fëmijët dhe të rinjtë me aktivitete sportive dhe për më shumë ndjejmë përgjegjësi që të angazhohemi bashkërisht për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportin në përgjithësi”, tha kryetarja Kusari Lila.

Kryesia e klubit basketbollistit “Vëllaznimi”, ka shprehur mirënjohjen për gjithë angazhimin e kryetares sidomos në dhënien e lejes për shfrytëzimin e sallave të edukatës fizike, ku ushtrojnë sportist dhe talent të rinj.