25 zotimet e Çaushit për Gjakovën

25 zotimet e Çaushit për Gjakovën

06 tetor 2017 19:23

Sot, kandidati për kryetar i Komunës së Gjakovës, zDriton Çaushi ka paraqitur 25 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë. Rritja e fondit të bursave për studentët dhe nxënësit, transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor, rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit, hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive, strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale, rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra, shërbimi këshillimor dhe trajnime për fermerët, si dhe hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”, janë disa nga zotimet që ka shpjeguar kryetari i ardhshëm i Gjakovës para publikut.

Ai ka thënë që këto 25 pika janë hapi fillestar për ta sjellur ndryshimin jashtëzakonisht të nevojshëm për Gjakovën, për të sjellë zhvillim e përparim në këtë Komunë

25 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje Për Komunën e Gjakovës:

Projekti “Ringjallja e hapësirave publike”, lagje më lagje.

Hapja e 3 çerdheve të reja, në qendër të qytetit dhe në lagjet Dardani e Brekoc.

Pajisja e shkollave me laboratore, mjete konkretizuese dhe kënde të leximit.

Shujta falas për nxënësit të klasave 1-5.

Rritja e fondit të bursave për studentët dhe program për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.

Transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor.

Organizimi i garave të dijes për shkollat fillore dhe të mesme.

Dyfishimi i ekipit mobil emergjent dhe modernizimi i laboratorit për analiza në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Aktivizimi i barnatoreve kujdestare.

Hapja e Qendrës Multifunksionale Rinore dhe njohja e punës vullnetare.

Organizimi i Programit të punës praktike për nxënësit e shkollave profesionale.

Rigjallërimi i sportit në Gjakovë, me plan dhe me buxhet - Hartimi dhe jetësimi i “Stategjisë për Zhvillimin e Sportit në Gjakovë”.

Rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e tij.

Hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale.

Gjysmë milioni euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të deri në fund të mandatit dhe ndarje transparente dhe profesionale e tyre.

Organizimi i seancave këshilluese dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me aktivitet prodhues e turistik dhe sektorit të shërbimeve.

Menaxhim efikas i mbeturinave.

Shtimi i hapësirave për parkingje publike dhe menaxhim efikas i tyre.

Investimi në hyrjet e ndërtesave shumëbanesore dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre.

Rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra.

Shërbim këshillimor dhe trajnime për fermerët.

Hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”.

E Inspektori – lajmërimi në kohë reale (24 orë) i parregullsive dhe përgjigje e mënjëhershme për rastet.

Inspeksion që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme