Zgjedhjet lokale

Veseli në Mitrovicë premton përkrahje për gratë sipërmarrëse dhe studentët

Descriptive Text

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidaten për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, Valdete Idrizi, kanë takuar sot gjatë fushatës në Mitrovicë, gratë sipërmarrëse, mësuese, kryefamiljare, si dhe studentë të kësaj komune.

tha mes tjerash se gruaja duhet të marr përgjegjësi njëjtë sikurse burri, sepse nuk ka zhvillim dhe perspektivë pa involvimin e gruas në marrjen e përgjegjësive, transmeton Kosovapress.

"Është ndryshe krejt kur gratë marrin përgjegjësitë. jemi partia e vetme që kandidojmë tre gra për kandidate për kryetare dhe Mitrovica do ta ketë për kryetare një grua", ka thënë Veseli.

Kandidatja për kryetare Valdete Idrizi, tha se partitë tjera i kanë vetëm fjalë kur flasin për barazinë gjinore.

"Partitë tjera e kanë gojën plotë barazi gjinore ndërsa asnjëra prej tyre nuk e ka një grua për kandidat për kryetar ndërsa PDK po e dëshmon ketë me mua. Këto janë fakte", theksoi Idrizi.