Qindra qytetarë të Kodrës së Trimave u mblodhën sot në përkrahje të kryetarit Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosjes për mandatin e radhës në komunën e Prishtinës, njofton kumtesa nga kjo parti .
Në tubim, sipas kumtesës, Ahmeti tha se Vetëvendosje po rritet hovshëm, dhe “tashmë fitorja jonë është e padiskutueshme”.
“Kjo rritje është shenj e mirë për Kosovën në përgjithësi dhe për Prishtinën në veçanti. Mandatin e dytë do ta kemi mandat të plotë - me fitore të thellë, dhe me Kuvend Komunal. Do të punojmë në vazhdimësi bashkë me të gjithë qytetarët e Prishtinës, për ta zhvilluar qytetit dhe për t’i shtrirë shërbimet tona njësoj në çdo lagje", tha Ahmeti, transmeto Koha.net.
Deputeti Glauk Konjufca tha se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë i ka dhënë fund spekulimeve të kundërshtarëve për mënyrën se si qeverisim ne.
“Ata shpifnin për ne, sepse i frikësoheshin qeverisjes sonë. I frikësoheshin, sepse e dinin shumë mirë që në momentin kur Vetëvendosjes s i jepet rasti ta tregojë veten, do të pamundësohet kthimi prapa dhe nuk do të mund të na ndalin më. E uroj Shpendin për mandatin e dytë, e kësaj radhe bashkë me shumicën në Kuvend Komunal”, tha ndër të tjera Konjufca.
-
4 tetor 2017 23:42
-
Shpërndaje në: