Zgjedhjet lokale

Selim Pacolli zotohet për shërbime publike më cilësore në Prishtinë

Gjatë vizitës që kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli i bëri kompanisë “Pastrimi”, u zotua se në mandatin e tij ai do të ndryshojë rrënjësisht efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Në takimin me drejtuesit e kësaj kompanie, Pacolli u informua për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat po përballet kjo kompani publike, por sipas Pacollit përgjegjësia për këtë gjendje bile mbi të gjithë ata që nuk po bëjnë asgjë që qytetarët të marrin shërbime cilësore.

Pacolli me këtë rast shpalosi një pjesë të programit të tij, ku pastrimi i qytetit parashihet të bëhet përmes ndërtimit të impiantit që do të nxisë riciklimin e mbeturinave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Po ashtu, sipas Pacollit ky projekt dhe largimi i mbeturinave do t’i kontribuojnë largimit të qenve endacakë, që frekuentojnë zonat me mbeturina.