Zgjedhjet lokale

Vllahiu: Problemet e zjarrfikësve po aq të mëdha sa edhe ato të qytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu sot ka vizituar zjarrëfikësit në Prishtinë, të cilëve iu ka premtuar se brenda pak muajsh do të zgjidhet statusi i tyre.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se problemet e hallet e zjarrëfikësve janë po aq të mëdha sa edhe ato të qytetit, transmeton Koha.net.

“Me heronjtë e qytetit. Bashkë me ata që vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetë dhe prona. Problemet dhe hallet e Zjarrfikësve janë po aq të mëdha sa edhe ato të qytetit. Statusi i tyre do të zgjidhet brenda muajsh, dhe do të jenë pjesë e komunës, do të bëhet shtrirja në gjithë komunën. Do të ndihmohen në çdo hap. Do të ketë përkujdesje institucionale. Me Ligjin për Prishtinën, do të jemi më afër qytetarit. Më shumë mundësi. Zjarrfikësit do të jenë në tavolinën e planifikimeve dhe zgjidhjeve në komunë. Dera do të jetë e hapur gjithnjë. Për Prishtinën që respekton e respektohet”, ka shkruar ai në Facebook.