Kandidatja për kryetare të Pejës nga radhët e PDK-së Sabiha Shala, ka siguruar se shëndetësia do të jetë një ndër prioritetet e saj në rast të qeverisjes me Pejën.
Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare ku ka paraqitur platformën e saj për sferën e shëndetësisë.
Ajo ka vizituar edhe disa pacientë në këto lokalitete.
Postimi i Shalës
Sot kam vizituar Spitalin Rajonal të Pejës dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare ku jam takuar me stafin mjekësor si dhe edhe me pacientë të ndryshëm. E sigurova stafin mjekësor poashtu edhe pacientet se shëndetësia është prioriteti im, poashtu paraqita edhe platformën time sa I përket sferës se shëndetësisë duke I dhënë fokus funksionalitetit dhe dinamikes se shërbimeve nga ane stafit mjekësor për pacientet.
-
29 shtator 2017 13:15
-
Shpërndaje në: