Zgjedhjet lokale

Nisma në Kamenicë premton arsim, shëndetësi dhe transparencë

Kandidati i Nismës për kryetar të Kamenicës, Albert Sarmaxhaj e ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhme, duke u fokusuar në shëndetësi, arsim, bujqësi.

“Që Kamenica të ndryshojë qasje ndaj banorëve e që në të kaluarën nuk ka qenë breng e pushtetarëve, me ardhjen tonë në pushtet dhe votën tuaj për Nismën, ndryshimi do të jetë evident. Me qeverisjen e Nismës në Kamenicë, do të bëhet e mundur që të kthehet shpresa tek qytetarët dhe do të bëjmë të mundur që qeverisjen e Kamenicës ta kthejmë tek qytetarë dhe për qytetarët. Qeverisja e Nismës për Kosovës, prioritet kryesor do ta ketë shëndetësinë, reforma në arsim në administratë transparente stimulimi në bujqësi dhe blegtori. Do të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Mirëpo çka do të jetë e rëndësishme do të sjellim investitorë të huaj në qytetin e Kamenicës”, tha Semaxhaj, raporton KosovaPress.

Bajram Hasani, nga Nisma për Kosovës njëherë edhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka kërkuar nga qytetarët e Kamenicës që të votojnë kandidatin e Nismës në Kamenicë, pasi sipas tij, politikat sociale që Nisma ka, janë për mirëqenie sociale.

“Kamenica ka ndarë mendjen që ta ndryshojë gjendjen. Ky ekip që është para jush, është një ndër ekipet më të mira dhe besojmë që qytetarët do të ju besojnë me votën e tyre. Me politikat social demokratë të Nismës. Ju e dini që Nisma është bërë faktor qendror dhe pa përcaktor dhe pa drejtimin nuk po munden asnjë proces me vendos. Nisma ka dëshmuar se është e vendosur, është konsistonte e gjitha proceseve. Besoj që njerëzit të cilët e udhëheqin edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, kanë dëshmuar se janë për një Kosovë ndryshe”, tha Hasani.

Ndërsa Shukri Buja, anëtar i Nisma për Kosovës, ka përcjell mesazhin e kryetarit të Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, i cili u ka thënë qytetareve se me votën e tyre për kandidatin e Nismës do të largohet shantazhi dhe kërcënimet nga Kamenica.

“Baza e këtij programi është mirëqenieje sociale, barazia , solidariteti dhe ne më shumë se kur kemi nevojë për solidaritet dhe mirëqenie sociale për ndryshim në Kosovë, e në veçanti në Kamenicë. Ju sjell premtimin e Zotit Limaj, se Kamenica nuk do të jetë periferia e Kosovës në planifikim buxhetor, nuk do të jetë skaj i Kosovës për investime nga qendra, por do të jetë Kamenica në aspektin e plotë si një komunë, e cila duhet të mbrohet nga shantazhet, kërcënimet sovranitetit shtetëror. Ju qytetarë të Kamenicës do të jeni të respektuar nga niveli qendror i Nismës në planifikimet buxhetore, në mbështetje të programit të zhvillimit ekonomike me mbështetje me investime kapitale”, tha Buja.