Zgjedhjet lokale

Haradinaj në Kamenicë premton se nuk do ta lë këtë trevë të harruar

Descriptive Text

Pesë kilometra i bëri në këmbë kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’u takuar me banorë të fshatrave të Kamenicës, e të cilëve iu premtojë se nuk do ta lejojë që kjo trevë të jetë e harruar.

i kësaj ecje ka filluar nga e ashtu quajtura “Reka e Kremenatës”, dhe ka përfunduar tek fshati Kremenat, e ku e prisnin banorët e këtyre fshatrave të Kamenicës.

Haradinaj duke iu drejtuar banorëve tha se është njoftuar nga dega e AAK-së në Kamenicë që shumë qytetarë po shpërngulen, por do të fitonte Kosova nëse do të kthehej jeta në këto vendbanime.

Sipas tij, kthimin e jetës në këto vendbanime do ta bënte pushteti nacional dhe ai komunal, por edhe qytetarët.

“Unë sot e pash vetë që jeta që kish pas me ndodhë ma mirë se shumë kund tjetër ku jetojmë. Por hetohet që ka munguar edhe shteti por edhe shihet që populli e ka vlerësua me u zhvendos. Në nivel nacional besoj e keni përcjellë ajo që po ndodhë në Kosovë është që qeveria që vepron, që nuk i lenë temat me u bë truq në një vend, që nuk i zgjedh të cilat janë të mira e të lehta por që përballet me të gjitha. Unë e kërkoj besimin e juve, kësaj treve për këtë opsion qeverisës që është qeveri që vepron, pra edhe në këto zgjedhje komunale. Por në te njëjtën kohë e premtoj edhe marrë garanca që nuk do t’i lëmë këto treva të harruara”, tha Haradinaj, raporton KP.

Po ashtu, ai tha se dëshirë e tij është kthimi i jetës dhe zhvillimit në këto pjesë të Kosovës.

Haradinaj në këtë tubim me banorë të fshatrave të Kamenicës ishte i shoqëruar nga kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi.

Pretendenti për të parin e Kamenicës tha se e ka njoftuar kryeministrin për gjendjen në këtë pjesë dhe se shpreson që me Ramushin kryeministër kjo gjendje do të ndryshoj.

“Qëllimi i këtij takimi që është i thirrur sot është që me e njoftua për së afërmi kryeministrin për gjendjen e fshatrave në Anamoravë dhe konkretisht në Kamenicë që veç është i shpërngulur. Me njoftua kryeministrin për gjendjen e këtyre fshatrave që na shpresojmë që me Ramushin kryeministër tani më veç ka filluar ndryshimi do ta kemi në fokus edhe vëmendjen e qeverisë”, tha ai.

Jakupi tha se interesi i banorëve të Kamenicës është që të kthehet jeta si dikur.

Ndërsa, një banor i nacionalitetit serb i fshatit të Kremenatë të Kamenicës, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, nëse ky i fundit i ndalë vjedhjet të cilat sipas tij po ndodhin në këtë fshat.

Ai tha se ndjehen të lirë në vendin e tyre, por se vjedhjet në fshatin Kremenatë, i cili ndodhet afër kufirit me shtetin serb, janë shumë të zakonshme.

“Më vjen mirë që jeni këtu. Kemi probleme me disa vjedhje. Vjedhje ka kudo. A mundeni të bëni diçka përmes shërbimit tuaj, që të votojmë kandidatët tuaj herën tjetër, dhe unë do t’ju votoj (Faleminderit-Haradinaj). Kaq”, tha ai.

Në këtë vizitë kreu i AAK-së dhe kryeministrit ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, si dhe tre fëmijët e tij.