Zgjedhjet lajme

Kurti: Nuk do të nisim dialogun me Serbinë aty ku e lanë Tahiri e Thaçi

Albin Kurti, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje thotë se nëse ai merr qeverisjen e vendit nuk do të nisë dialogun me Serbinë, aty ku e kanë lënë ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Ne kemi nevojë që të kemi Serbi normale dhe Kosovë normale. Nuk kemi nevojë ta ndalim dialogun sepse ai veç është i ndalur, por nuk mendojmë ta rifillojmë aty e kanë lënë Tahiri dhe Thaçi. Qysh në fillim do të fillojmë dialogun me serbët e Kosovës”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Kurti ka thënë se fillimisht do të kërkojë një dialog me Brukselin për dialogun me Serbinë si dhe do të kërkojë hetimin dhe hulumtimin e dialogut të deritanishëm, nëse merr qeverisjen e vendit.

Po ashtu ka thënë se fjalën “normalizim” të marrëdhënieve do ta zëvendësojë me “fqinjësi të mirë”.