Zgjedhjet lajme

Krasniqi dëshiron koalicion mes PAN-it dhe VV-së

Descriptive Text

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosovës më së shumti i duhet tani të mendoj për një koalicion të madh, e kjo sipas tij të ndodh mes PAN-it dhe Vetëvendosjes.

Këtë propozim, ai e ka dhënë përmes një shkrimi në Facebook, duke shtuar se kjo krijon mundësi të shumta për Kosovën.

Shkrimi i plotë në Facebook i Krasniqit:

SOVRANI FOLI - POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË

Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë!

Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta!

Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëzve vendimmarrës në politikë!