Zgjedhjet lajme

Haradinaj e Grabovci festojnë në Deçan

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci janë parë duke festuar fitoren e PAN-it në një restorant në Deçan, fitore kjo e shpallur nga zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci.

Në fotografinë që e ka siguruar Koha.net, ata mund të shihen të lumtur bashkë me një numër të madh të simpatizantëve të tyre.

Demokracia në Veprim para pak minutash ka proceduar 30 për qind të numërimit të votave, e që prin PDK-ja me koalicionin e saj.