Zgjedhjet lajme

DnV: Rritet numri i daljes së votuesve – deri në 12 kanë votuar 13 për qind e qytetarëve

Ismet Kryeziu nga DnV, organizatë që monitoron zgjedhjet e sotme, ka thënë se dalja e votuesve ka nisur të rritur pas orës 11:00.

Ai ka thënë se deri në orën 12:00 ka pasur një ngritje të pjesëmarrjes në zgjedhje, duke çuar kështu shifrën e përgjithshme në 13%.

Kryeziu tha se janë raportuar edhe parregullsi. “59 raste tentim për votim të dyfishtë - prin Gjilani me 14, Peja, Skenderaj e Peja”, ka thënë ai, raporton “Koha Ditore”.

Tutje, ai ka thënë se janë evidentuar 4925 të votimit familjar, ndërsa në këtë rast prin Dragashi me 160 raste, 24 në Deçan e 32 në Mamushë.

Fotografimi i votës – 131 raste – më shumë në Fushë Kosovë, Obiliq, Mamushë e Istog.

Publikimi i votës - 41 raste – Leposaviq, Klinë, Malishevë

Vështirësi në lista - 1216 raste.