Zgjedhjet lajme

Mustafa: Jo më koalicion me PDK-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të bëjë koalicion më me PDK-në.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka treguar arsyet pse para 3 vjetësh kanë hyrë në koalicion, por kjo nuk do të ndodh më pasi sipas tij, ata shkelën marrëveshjen që kishin pasur.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të dashur qytetarë,

LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.

Por, jo më!

Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Ne do të punojmë për shtetin.

Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.

Urime!