Zgjedhjet lajme

Ndahen çmimet ”As Unë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, sot organizon ceremoninë e ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë, pjesë e fushatës “As Unë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.

Pjesë e kësaj ngjarje do të jetë shefja e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori amerikan në Kosovë,Greg Delawie.

Ceremonia mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.