Zgjedhjet lajme

S’ka kush ta disiplinojë Listën Serbe

Prej gjashtë ditësh qarkullon papenguar një spot i Listës Serbe, në të cilin Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë dhe shprehet zotimi se vota për këtë subjekt nënkupton mbajtjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë e edhe bllokadën për ushtrinë e Kosovës. Deri tash nuk është urdhëruar ndalja e këtij spoti dhe as nuk është dënuar subjekti serb që garon në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.

Spoti 46-sekondash i Listës Serbe, subjekt politik që prej themelimit nuk ia njeh shtetësinë Kosovës, hapet me një hartë, në të cilën Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë. Pas kësaj, një kuadër e spikat një parakalim të pjesëtarëve të FSK-së, pasuar me kuadrin që në fokus ka kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajn, i veshur në uniformë të UÇK-së, ushtrisë që e ka udhëhequr luftën e cila ka rezultuar me çlirimin e Kosovës nga regjimi rreth 100-vjeçar i Serbisë. Këto pamje janë shoqëruar me tekstin: “Të parandalojmë formimin e të ashtuquajturës ‘Ushtri e Kosovës’ në shtëpinë tonë”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.