Zgjedhjet lajme

KQZ mundëson votimin në mënyrë të pavarur për të verbrit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku.

Pas takimit, Daka, Kadriu dhe Tishuku do të mbajnë konferencë për media.

KQZ, edhe në këto zgjedhje do t’u ofrojë mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit, raporton KP.

Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo qendër votimi (889 qendra votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe listën e kandidatëve të subjekteve politike në këtë shkrim.