Zgjedhjet lajme

Veseli: Drenica do ta udhëheqë Presidencën, Qeverinë e Kuvendin

Kreu i PDK-së Kadri Veseli iu tha qytetarëve të Skenderajt se sa të jetë PDK, Drenica do të ketë pushtet e fuqi.

Ai tha se ka kaluar koha kur Drenica ka mbetur mbrapa dhe se djemtë e Drenicës do të udhëheqin me Presidencën, Qeverinë e Kuvendin, transmeton kosovapress .

Lideri i PDK-së shpalosi platformën Fillimi i Ri i cili tha se është fuqizim i rinisë, zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e gruas.

Veseli përsëriti se do të ngrihen pagat për 30 për qind për sektorin publik, mjekët, arsimtarët, pjesëtarët e policisë e FSK-së.

Kreu i PDK ftoi qytetarët që me 11 qershor të dalin dhe të votojnë për partinë të cilën tha se kanë krijuar vet qytetarët e Skenderajt. Veseli kërkoi nga ta që të votojnë PDK-në.