Zgjedhjet lajme

Veseli: Gjysma e punonjësve në institucione do të jenë gra

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se me qeverisjen gjysma e punonjësve ne institucionet e Kosovës do të jenë gra.

Në fjalën e tij, pari i PDK-së Kadri Veseli, tha se pa fuqizim ekonomik nuk ka fuqizim të këtij vendi.

“Si kryetar i PDK-së kam ndërmarr hapin e parë, që së paku 40 për qind e të punësuarve në institucionet e Kosovës do të jenë gra. Në Qeveri, do të jenë gjysma gra dhe të rinj, por më shumë do të jenë gra”, u shpreh ai.

Ai madje tha se edhe në Aeroportin e Prishtinës do të punohet që të punësohen 30 për qind gra, ashtu sikurse që është kuota për Kuvendin e Kosovës, transmeton kp.

Veseli ftoi të pranishmet duke iu drejtuar gjithë grave të Kosovës njëkohësisht, që të aktivizohen në fushën e ndërmarrësisë, pasi që saç tha ai, të gjitha gratë e Kosovës do të kenë përkrahjen më të madhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

ftoi të pranishmet që të votojnë gratë e listës, e të mos votojnë burrat.

Këto deklarata i pari i PDK-së i bëri gjatë një takimi me gratë në Prishtinë.