Zgjedhjet lajme

Veseli: Do të rritet numri i të punësuarve në Termocentralin “Kosova e Re”

Descriptive Text

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme kanë vizituar punëtorët e KEK-ut.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “Fillimi i Ri” do të sigurojë investime për energjinë efiçiente të Kosovës.

Me këtë rast ai ka shtuar se me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

KEK-u do ta ketë një Fillim të Ri. Lidershipi i platformës kombëtare “Fillimi i Ri” do të sigurojë investimin e qindra miliona eurove për energjinë efiçiente në Kosovë. Me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje do të rritet edhe për mijëra punëtorë.

Ndërkaq edhe Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovën do ta shndërrojnë në fuqi energjetike të rajonit.