Zgjedhjet lajme

Këshilli i Prindërve: Fëmijët mos të shfrytëzohen në fushatë

Këshilli i prindërve të Kosovës u ka apeluar partive politike që të jenë të përgjegjshëm dhe kurrsesi mos të shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale, por në vend të saj në programet e tyre politike të fusin sa më tepër projekte për avancimin e infrastrukturës ligjore ,teknike dhe teknologjike për përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Këshilli i prindërve nga përgjegjësit e shkollave dhe institucioneve arsimore ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm dhe mos të lejojnë që procesi zgjedhorë të ndikojë në procesin mësimor.

“Këtë thirrje ua drejtojmë edhe prindërve të Kosovës që të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Mos të lejojnë që fëmijët e tyre të cilët ende janë në zhvillim e sipër të politizohen”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve