Zgjedhjet lajme

QKSGJ lanson spotin vetëdijesues #FuqizohuMeVotë

Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në kuadër të projektit të mbështetur nga BE - “Gratë e Reja të Përfshira në Parti Politike dhe Procese Politike”, ka lansuar një spot vetëdijesues me moton #FuqizohuMeVotë, që ka për qëllim inkurajimin e të rinjve, në veçanti të grave të reja, për të votuar.

QKSGJ iu bën thirrje të rinjve që të votojnë dhe të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes.

Ky spot vetëdijesues po ashtu sjell në vëmendje që përmes votimit të rinjtë i vendosin kërkesat dhe synimn et e tyre në agjendën politike. Vota e të rinjve promovon demokracinë, barazinë gjinore, diversitetin dhe mundësitë e barabarta.

Mund ta gjeni të bashkëngjitur linkun e spotit: