Zgjedhjet lajme

Haradinaj zotohet për ndihma bujqve

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte takoj banorët e fshatit Bllacë të Suharekës me të cilët bisedojë për problemet, angazhimet dhe punën e tyre.

Haradinaj tha se “zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

“Duhet t’i shfrytëzojmë resurset tona për nevojat e Kosovës, duhet që ta ndihmojmë njeriun tonë, punëtorin, bujkun e prodhuesin, që të jenë zot të vendit ”, tha Haradinaj.