Zgjedhjet lajme

Në fushatën e AKR-së edhe e bija e Rugovës

Descriptive Text

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Presidenti Pacolli.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Avdullah Hoti.