Zgjedhjet 2019

KQZ thotë se rezultatet e rinumërimit dalin sot pas orës 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të publikohen sot në orën 14:00.

Sipas sqarimit të KQZ-së rinumërimi ka përfunduar në orën 14:00  të ditës së diel prandaj duhet pritur afati ligjor 24 orësh para se të publikohet rezultati.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.