Zgjedhjet 2019

Janë rinumëruar mbi 88% e vendvotimeve

Foto: Driton Paçarada / KD

Në ditën e dhjetë të rinumërimit të vendvotimeve, që i bie e premtja e djeshme më 22 nëntor, në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime.

“Kjo i bie 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, tha Elezi.