Zgjedhjet 2019

Rinumërohen 50 nga 1428 vendvotime

Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve.

Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite dhe sipas vëzhguesve të zgjedhjeve dhe rinumërimit, pritet të zgjas rreth tri javë, pasi do të rinumërohen 1428 vendvotime.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas Elezit, do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë që të arrihet që sa më shpejt të përmbyllet ky proces, raporton Koha.net.

Zëdhënësi i KQZ-së, dje gjithashtu tha se për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi.