Zgjedhjet 2019

Sot nis numërimi i votave nga diaspora

Foto: KSP

Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

KQZ-ja ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot, e premte më 1 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se numërimi do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00.