Rinumërohen mbi 58% e vendvotimeve Foto: Driton Paçarada / KD

Procesi i rinumërimit arrin në më shumë se 66 për qind të vendvotimeve të planifikuara

21 October 2019 09:26
16:38

Janë rinumëruar 352 vendvotime nga 530 për sa është vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë për KTV-në se deri në orën 16:00 të së hënës janë rinumëruar 66.54 për qind e 530 vendvotimeve që ishte planifikuar për rinumërim.

Elezi ka përsëritur se menjëherë pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.

09:26

Rinumërohen mbi 58% e vendvotimeve

​Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre.

Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.

Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Javën e kaluar, KQZ me rekomandim të QNR-së mori vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme