Zgjedhjet 2019

Krasniqi: PDK e vjetër po shkon, po vjen PDK e re

Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se me rezultatet e deritashme nga zgjedhjet e 6 tetorit, po vjen “PDK e re”, duke iu referuar Vetëvendosjes që është pranë fitores.

“PDK e vjetër po shkon. PDK e re po vjen. Lufta vazhdon, deri në arritjen e demokracisë në Kosovë!” ka shkruar ai në Facebook.

Sipas rezultateve aktuale, me 84 për qind të votave të numëruara, VV-ja ka 25.95 për qind si e para. LDK-ja është e dyta me 24.9 për qind. PDK-ja ka 21.09 për qind, e koalicioni AAK-PSD, ku bën pjesë ish-anëtari i VV-së, ka 11.59 për qind.