Zgjedhjet 2019

Gjatë ditës votuan edhe të shtrirët në QKUK

Edhe qytetarët e shtrirë në QKUK kanë votuar gjatë ditës.

Disa ekipe të KQZ-së, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, kanë shkuar dhomë më dhomë për t’u mundësuar qytetarëve të shtrirë nëpër klinika që të votojnë.

E vetë qytetarët, të cilët e shfrytëzuan këtë të drejtë, shpresojnë që të ketë ndryshime në Kosovë, raporton KTV.

Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë që gjithçka është duke shkuar në rregull.

Listat për personat e hospitalizuar në QKUK, janë dorëzuar javën e kaluar.