Zgjedhjet 2019

Një i ndaluar në Dujakë të Gjakovës për pengim të procesit të votimit

Foto: Ilustrim

Policia në Gjakovë njofton se ka ndaluar një person në fshatin Dujakë, pasi i njëjti ka penguar procesin e votim.

Sipas njoftimit, mosmarrëveshje ka pasur mes një vëzhguesi dhe menaxherit të Qendrës së Votimit.

“Ju njoftojmë se policia në Gjakovë në ora 15:50, ka marr informacion për një mosmarrëveshje në qendrën e votimit në fshatin Dujakë. Menjëherë zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë kuptuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy personave saktësisht një vëzhgues dhe menaxheri i qendrës së votimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KTV-në.

Me urdhër të prokurorit iniciohet rast “Pengim i procesit të votimit” dhe personi i dyshuar mbahet në ndalim policor.