Zgjedhjet 2019

Mustafa: Qytetarët sot vendosin për fatin e tyre

Descriptive Text

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se dita e sotme është ditë e rëndësishme për vendin, ku qytetarët me votën e tyre do të vendosin Kosovën në binarë.

Mustafa pasi votoi, tha se ka besim që Kosova do të ecë përpara.

"Sot konsideroj se është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Qytetarët sot vendosin për fatin e tyre dhe për qeverisjen e tyre. Unë kam besim tek qytetarët, kam besim se Kosova do të ecë përpara, do të kaloj ne binarë që i nevojitet edhe zhvillimit ekonomik edhe perspektivës së qytetarëve edhe perspektivës së të rinjve. Unë do t'i ftoja sot qytetarët që të marrin pjesë masovisht në votim në mënyrë që të shprehet vullneti i tyre në numrin më të madh, sepse ajo fuqizon edhe qeverisjen e ardhshme", tha ai.

Kreu i LDK-së tha se gjatë fushatës ka pasur më shumë qytetarë pjesëmarrës, për çka shprehi besimin se kësaj radhe do të ketë më shumë votues, të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre./KsP/