Zgjedhjet 2019

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo lider në zgjedhjet në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah parti e as liderë në zgjedhjet në Kosovë, por përkrah zgjedhjet e lira e demokratike.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë, ku kanë shkruar:

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.”