Zgjedhjet 2019

Veseli thotë se qytetarët duhet të zgjedhin mes PDK-së me Amerikën ose një koalicioni të korrupsionit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se zgjedhja e qytetarëve në vend është e qartë, ose një qeveri të PDK-së me Amerikën, ose një koalicion i dobët izolimi dhe korrupsioni që nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës.

Ai në një tubim në Kaçanik ka thënë se kaçanikasit kanë vendosur se kënd e duan për kryeministër.

“Ata e dinë se ne jemi të vetmit që do t’i promovojmë të rinjtë dhe do u japim mundësi të vërteta për sukses atyre. Ata e dinë sa e rëndësishme është për Kosovën që Kryeministër të jetë dikush që di ta forcojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e ka përvojën e nevojshme për ta bërë këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjedhja është më e qartë se kurdoherë këto ditë: një qeveri në krye më PDK-në që e forcon bashkëpunimin me SHBA-në për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një ekonomi të fortë ose një koalicion të dobët të izolimit dhe korrupsionit, që nuk ia sjellë asnjë të mirë Kosovës.