Zgjedhjet 2019

Limaj thotë se ka lënë gjurmë në qeverisjet e kaluara

Foto: Ilustrim

Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka diskutuar në Kongresin e Dytë Kombëtar të të Rinjve.

Ai ka thënë fillimisht se taksa do largohet kur të pushojnë arsyet që e kanë sjellë taksën.

“Kosova ka qenë e detyruar që të çojë sinjalet e veta të respektit të ndërsjellët”, tha ai, raporton KTV.

"Reformat në shëndetësi e arsim mund t’i bëjë vetëm kryeministri. Pa prioritet e kryeministrit në arsim e shëndetësi nuk mundet me u reformu", tha ai.

Limaj, ndër tjera thotë se ka lënë gjurmë në qeverisjet e kaluara, si pjesë në koalicione.

“2 vjet kam qenë në qeverisjen e kaluar edhe 1 e gjysmë në këtë të fundit. Për aq sa kam pas hapësirë kohë unë kam lënë gjurmë në këtë qeverisje”, ka thënë Limaj për vendimet që i ka marrë, ndër të cilat ka përmendur shtrimin e asfaltit, e i cili sipas Limajt "ka nxjerrë Kosovën prej balte".

"Çështja e izolimit është pak përtej atyre që kanë ndodh, është klishe. Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave. Urimin që e kemi bërë ka qenë i bazuar se ka qenë rekomandimi i Komisionit Evropian. Pas rekomandimit të KE ju ka bërë e padrejtë qytetarëve për liberalizimin e vizave", tha ai.