KQZ-ja ka vendosur që të shtypë më pak fletëvotime se sa numri i Listës së Votuesve

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 20 September 2019 19:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar numrin e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Por ky institucion ka vendosur që të shtypen më pak fletëvotime sesa numri i votuesve.

Bazuar në votuesit që janë në Listën përfundimtare dhe fletëvotimeve që do të shtypen i bie se të tilla do të ketë më pak për 136 mijë e 068.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Klinë dhe Viti.

Arbnor Salihu është zgjedhur në Viti, pasi PDK-ja e largoi Kabil Hajdarin nga kjo pozitë pas raportimit të KTV-së se ishte i dënuar për korrupsion dhe në Klinë është emëruar Adrian Rraci nga LVV-ja.

Valdete Daka, kryetare KQZ-së sqaroi edhe njëherë se mërgata duhet të votojë sa më parë dhe t’i nis me postë fletëvotimet sepse data e fundit që KQZ-ja pret fletëvotimet nga jashtë është 5 tetori.

Sa i përket publikimit të Listës së personave që votojnë jashtë Kosovës, Daka tha se nuk ka asnjë shkelje të të dhënave personale sepse publikimi i tyre është bërë bazuar në ligj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme