Zgjedhjet 2019

Gashi: Kemi bërë revolucion në zhvillimin e kulturës

Image

Kujtim Gashi, ministër në largim i Kulturës, ka thënë se gjatë udhëheqjes së PDK-së, është bërë revolucion në sektorin e kulturës.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se kulturën e kishte gjetur në gjendje kaotike dhe se për mandatin e tij e ka dyfishuar buxhetin për kulturën.

“Si ministër dhe si qeveri, kulturën e kemi gjetur në një gjendje kaotike për faktin se në këtë sektor të ndjeshëm e rëndësishëm, ka pasur buxhet shumë të vogël e pa një prioritet nga qeveritë e shkuara. Me të marrë mandatin, kemi bë zhvillime të shpejta. Kemi bë një revolucion në zhvillimin e kulturës. Edhe për mbështetjen për komunitetin artistik, por edhe për rritjen e buxhetit ku kemi pasur rritje për kulturën për 100 për qind”, ka thënë ai.

Gashi ka dalluar rritjen e pagave, veprimet në korniza ligjore e punën në hartimin e statuteve për institucionet, si veprimet më të mëdha nën udhëheqjen e tij.