Zgjedhjet 2019

Emini: Lista e votuesve të hapet dhe të përditësohet vazhdimisht

Foto: Alban Bujari / KD

Institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë dështuar në përditësimin sistematik të listës përfundimtare zgjedhore. Përfshirja në këtë listë e personave që nuk janë në jetë dhe e atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është e zakonshme tashmë. Madje, institucionet nuk e kanë zbatuar as rekomandimin e Komisionit të Venedikut, për transparencë më të madhe me listën zgjedhore.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Shpend Emini nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, i cili monitoron zgjedhjet, ka thënë se me rekomandim të këtij komisioni, lista zgjedhore duhet të jetë e hapur gjatë gjithë kohës, sikurse edhe të përditësohet në vazhdimësi. Ndaj, sipas Eminit, lista e votuesve përmban pasaktësi. Kjo ka bërë që në çdo cikël zgjedhor familjarët të ankohen për prezencën e emrave të familjarëve të tyre të vdekur në listën zgjedhore.

Në zgjedhjet e 2017-s, DnV-ja ka raportuar 2.419 ankesa që kanë të bëjnë me pasaktësinë e listës së votuesve dhe të pranisë së personave të vdekur në listë. Emini thotë se ka rënie të numrit të ankesave, porse duhet bërë ende që ky problem të evitohet tërësisht

KD: Zoti Emini, jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe tek tash Agjencia e Regjistrit Civil, e cila operon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pastrimin e listave të votuesve. Pse kjo çështje duhet adresuar tashti, kur ka pasur mundësi të bëhej më herët?

Emini: Regjistrimi i votuesve dhe besueshmëria e listës së votuesve janë një nga kushtet themelore për zgjedhje kredibile dhe të besueshme. Fatkeqësisht, Kosova në çdo cikël zgjedhor është përballur me një listë të pasaktë të votuesve, e cila ka shkaktuar dilema edhe në kredibilitetin e zgjedhjeve.

Listat e tanishme si për zgjedhje të përgjithshme e ashtu edhe për ato komunale përfshijnë personat me të drejtë vote, si për personat rezidentë në Kosovë ashtu edhe ata të diasporës, si dhe personat që janë të vdekur.

Nëse kësaj i shtohen edhe personat që ndërrojnë vendbanimin dhe nuk përditësojnë adresat e tyre dhe vendvotimin atëherë këto lejojnë hapësirë për keqpërdorime në ditën e zgjedhjeve. Institucionet përgjegjëse nuk kanë përdorur momentin që pas çdo zgjedhjeve të përditësojnë dhe pastrojnë listën e votuesve, sidomos nga personat e vdekur që ende figurojnë në ato lista....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)